Një person u gjet sot pa jetë në makinë pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Zall Mner në Tiranë ndërsa 48 vjeçari banonte në Kamzë.
“Rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia e Tiranës. (vijon)











