PS po minon procesin e votës së diasporës, kërkon t’i heqë të drejtën e votimit 1 milionë shqiptarëve, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për shtyp.
DEKLARATA/ Ne po dërgojmë ligjin në parlament, ne kemi dorëzuar ose duhet ta kenë dorëzuar ligjin në parlament, i cili sanksionon njohjen e dokumenteve biometrike të gjithë shqiptarëve që kanë shtetësi shqiptare. Përkundrazi, praktika tjetër është ndëshkuese për shumicën e shqiptarëve. Njëri vëlla që ka një letër njoftim shqiptar voton, vëllai tjetër nuk voton. Një çift burri që nuk e ka nuk voton, gruaja që e ka ruajtur diku, voton. Kjo është marrëzi, është e turpshme të dëgjohet.
Po a duhet të ketë dokument biometrik, plotësisht dakord. Pa dokument biometrik, ose shqiptar ose të huaja, sepse edhe shqiptarët këtu votojnë me dokument biometrik. Pra janë në kushte të barabarta.
Pyetje: A rrezikon PD të kthehet në një minues procesi, duke qenë se nëse nuk miratohen ndryshimet në Kodin Elektoral fleta e votimit nuk arrin të prodhohet në kohë për tu dërguar dhe për t’u kthyer në kohë?
Sali Berisha: Minuese e procesit është PS-ja, që i lejon vetes të marrë një vendim të tillë, absurd, përjashtues për 1 milionë shqiptarë. Se këtu bëhet fjalë për 1 mln shqiptarë. Kjo tregon se këta e nisën për tu tallur këtë proces. Çfarë detyrimi kanë ata pasi marrin dokumentet biometrike të vendit ku jetojnë, të mbajnë dokumente shqiptare. Asnjë detyrim nuk kanë ata. Me dokument biometrik kryen çdo lloj veprimi dhe i njihet edhe në Shqipëri, hyn, del. Ky veprim që bën Edi Rama, dëshmon tmerrin e tij nga emigracioni dhe diaspora, kjo është e vërteta. Do të përballet me aktivitet të jashtëzakonshëm, se ne do të mbrojmë të drejtën e qytetarëve. Nuk mund të pajtohemi ne që të përjashtojnë me një të rënë të lapsit 1 mln shqiptarë. a.b











