Duket se Lulzim Basha po ndërron nkënprti pasi e ka blerë atë sëbashku me dokumentacionin. Bëhet fjalë për partinë e Edmond Stojkut, Partinë Aleanca Demokracia e Re të cilës do ti ndryshojë emrin në “Koalicioni Euroatlantik”.
Besart Logu, ish bashkëpunëtor i afërt i Bashës, tha në studion e Breaking me Fiori Dardha se po kryhen procedurat për ndryshimin e emrit dhe kryetarit të partisë së Stojkut.
Besart Logu u shpreh se edhe pse ka qenë në krah të Lulzim Bashës, nuk pranon që vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të dalë me një parti të re, por do të jetë pjesë e Partisë Demokratike. m.k












