Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj prej sot janë zyrtarisht të divorcuar pas vendimit që mori Gjykata e Tiranës.
Kushtet e vendosura janë të rënda për aktorin pasi i duhte të sigurojë një shumë të madhe parash për fëmijët e tij në një muaj.
Gjykata ka kërkuar që Kallaku të paguajë 1500 euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen, pavarësisht se ata konsiderohen se kanë një pasuri të konsiderueshme.
Gjykata ka përcaktuar edhe intervalin e takimeve të Kallakut më fëmijët.
Ai ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.a.b











