Një parking nëntokësor në Tiranë u përfshi nga zjarri këtë mbrëmje.
”Rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike.
Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale”, deklaroi policia e Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. a.b











