Një i ri humbi jetën sot në Vlorë kur u përplas me një makinë.
“Rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 22 vjeç, me inicialet F.K, ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b











