Artan Kaja
Një sipërmarrës 52-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë mbrëmjen e së martës. Ai është Artan Kaja i cili u gjet i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë mbrëmjen e së martës.
Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si kontraktor në Smurfit në Lunata.
Kaja u gjet nga gruaja e tij e alarmuar ngaqë nuk ishte kthyer në shtëpi.
Në fillim kishte qarkulluar hipoteza e një sëmundjeje, por tashmë hetimet kanë marrë një kthesë të bujshme. a.b












