Qarkullonte me armë zjarri në mjet, arrestohet 33-vjeçari me rekorde të mëparshme kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.
“Si rezlutat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Arli Ndreaj 33 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm në fushen e krimeve ndaj personit.
Në rrugën “Sali Butka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Arli Ndreaj, dhe gjatë kontrollit të çantës së supit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak”, njoftoi policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.a.b












