Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, në zonën e mbikalimit ‘Ishull-Lezhë’. Automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një motomjet, që drejtohej nga shtetasi P. N.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motomjetit, shtetasin P. N., i cili ndërroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.











