Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Fiat”, i drejtuar nga shtetasi Q.H., 45 vjeç, është përplasur me një mjet tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi E.A.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit. m.k












