Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe NënKryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, denoncon me video ndotjen në liqenin e Bovillës.
“Pamjet janë shokuese, pamje që rrënqethin këdo, pamje që flasin qartë mbi gjendjen alarmante në liqenin e Bovillës.
Bidona plastikë, qese plastike, mbetje nga më të ndryshmet, kanë pushtuar Bovillën.
A do mbajë kush përgjegjësi? A di gjë Veliaj cfarë po ndodh në Bovillë apo si përhera…”ai nuk di gjë…ai nuk ka faj…”
Nesër në 11.00 para bashkisë të gjithë të protestojmë, “vrasja e avashët” që i bëhet Kryeqytetit mund të ndalet.
Teliti ka shpërndarë pamjet e marra nga mcn tv i cili transmetoi një kronikë me pamje të rënda edhe për të rriturit. m.k











