Një person u arrestua nga policia e Durrësit sot.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin Rezart Veleshnja banues në Tiranë.
Ai dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njoftoi policia e këtij qyteti.
Të dhënat e para bëjnë fjalë për një shitje prej 2 milionë lekësh. Ndoshta e ka bërë me shaka!
Sipas burimeve të para bëhet fjalë për një aktor humori në Tiranë. a.b











