• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Festa e PD, Salianji dhe Malltezi përshëndesin nga burgu, njëri në qelitë e Fierit e tjetri në arrest shtëpie

droni by droni
11 December, 2024
in Kryesore, Politika
0
Festa e PD, Salianji dhe Malltezi përshëndesin nga burgu, njëri në qelitë e Fierit e tjetri në arrest shtëpie
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ervin Salianji dhe Jamarbër Malltezi kanë përshëndetur sot festën e PD si të burgosur. Salianji ka përshëndetur këtë mbrëmje demokratët e mbledhur në festën e themelimit rë PD, nga qelia e burgut të Fierit. Asgjë nuk na ndal tani deri në fitore, tha Ervin Salianji.

Ndërsa Jamarbër Malltezi përshëndeti nga arresti i shtëpisë ku mbahet prej një viti.

Përshëndetja e Ervin Salianjit/

I nderuar z. Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Dua t’ju përshëndes sot nga zemra çdo demokrat, të reja e të rinj, gra e burra në të gjithë Shqipërinë, me të cilët kemi vite që luftojmë e bëjmë beteja.

Jeni Ju demokratët e palodhur që i keni dhënë dhe i jepni shpirt kësaj partie, kësaj force politike.

Do doja të isha sot aty me ju, e qoftë dhe për disa orë  t’i gëzoheshim bashkë rrugës që demokratët ndërtuan për shqiptarët. Fatkeqësisht Shqipëria sot është larg asaj që mendohej kur Partia Demokratike u krijua.  E duke e ditur këtë e nesërmja për ne demokratët është sërish betejë ku duhet të zotërojmë rrugët, në qëndresë, rezistencë e protest pikërisht sepse shqiptarët fatkeqësisht çdo ditë e më shumë marrin rrugët për shkak të keq qeverisjes.

Nga ku unë jam, është vështirë të veprosh, por  bëhet shumë e qartë se çfarë duhet të mendosh e ndërtosh.

Është kaq e qartë që goditjet presionet, represionet janë reflektimi i zi i gropës ku janë zhytur mes vetes socialistët e pushtetit e ku me këto forma e metoda të represionit kërkojnë të mbajnë pushtetin me forcë e me dhunë pasi nuk kanë asgjë që ti ofrojnë qytetarëve. Pasi bënë pakt me djallin dhe e shitën Shqipërinë në krim e korrupsion, sot përpëliten në frikë e në mjerim.

Është e qartë çdo çast që shqiptarët edhe kur na gjykojnë edhe kur na kritikojnë e bëjnë  nën ankthin që presin që në të veprojmë. Të jemi më shumë , më të fortë sepse nga ne varet jeta e të gjithëve. Mos presim mbështetje nga ata që forcë nuk kanë, as mirëkuptim nga ata që fuqitë I kanë lënë.

Është e qartë që Ata na presin, që qytetarët na presin e NE boll kemi pritur! Sepse sot më shumë se kurrë jemi politikisht më të rritur, më të fortë, më të bashkuar!

Kur e kam nisur rrugëtimin tim në këtë forcë politike  që ne gjimnaz me angazhimet që një I rim und të ketë nuk e kam menduar që sot në fund të vitit 2024 do  ju përshëndesja nga një kabinë telefonike e burgut të Fierit ku po mbahem I dënuar për shkak të një denoncimitë një conference për shtyp, të një dëshmie e fajtuar, e provuar si e vërtetë ç’ka solli Brenda disa orësh dorëzimin e një trafikanti ndërkombëtar droge të lidhur me qeverinë në burgun e Italisë. Kjo nuk flet vetëm për mua por për ditët e vështira në të cilat Shqipëria po kalon dhe kur ka Shqipëria ditë të këqija kur kjo ndodh janë gjithnjë demokratët që duhet të gjejnë zgjidhjen, janë gjithnjë demokratët, që duhet të japin shpëtimin.

Dua të nxis sot të gjithë miqtë e mi, të angazhohen më shumë se asnjëherë më parë, për ta sjellë ndryshimin që i duhet vendit. Çdo minutë, çdo orë me pasion e përkushtim. Zgjedhjet po vijnë. Ne do të jemi bashkë për ta festuar triumfin e të mirës mbi të keqen. Asgjë nuk i ndal demokratët.

Përshëndetja e Jamarbër Malltezit/

NJOFTIM PËR SHTYP

Jamarbër Malltezi: Diktatura nuk është vetëm komuniste, ajo vjedh vullnetin e zgjedhësve. Fight! Fight! Fight! Gëzuar përvjetorin e PD

Fjala e drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi:
Të nderuar miq!
Gëzohem që jam sonte mes jush, edhe pse prej një viti një i burgosur politik. Na kanë izoluar, por jo mposhtur.
Para 34 vitesh, dolëm të protestojme kundër diktaturës. Nuk dinim asgjë tjetër, veçse nuk durohej mungesa e lirive bazë të njeriut.
Dolëm veç me 2 thirrje që rezononin në çdo shqiptar: “Liri-Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!“
Përballë kishim diktaturën, kishim Kristaqin e Edit që të varte në litar, nëse vjersha i dukej herezi, kishim vjehrrin e Fugës së Edit, që rrihte dhe burgoste Vasil Dhimitrin, pse protestonte në demonstratën e heshtur.
Kishim hetuesin Arben Kraja që, dënonte protestuesin për veprime që: “bien ndesh me normat e moralit komunist.”
Por ishim bashkë dhe kishim ndarë mendjen. Nuk pyesnim për palaçot e diktaturës se ishim bashkë dhe nuk kish’ pengesa, apo thika pas shpine mes nesh.
Besonim në “Freedom works!“ dhe “Today you can choose your own leaders”, derisa na erdhën kukullat e Soros.
As nuk protestuam për pushtet, e as nuk kishim njohuri. Por, PD ishte partia që hapi Shqipërinë me botën, që solli lirinë dhe të drejtat njerëzore, tregun dhe iniciativën e lirë, nisi dhe realizoi anëtarësimin në NATO, promovuese e integrimit Evropian dhe pavarësisë së Kosovës. Ka mijëra arsye pse ne jemi krenar me PD. Ndonëse edhe PD si çdokush ka thesin e gabimeve të veta, PD respektoi vullnetin e zgjedhësve dhe realizoi zgjedhje të lira e të ndershme.
PO sot? Sot po shohim të njëjtit banditë: në vend të Kristaqit ka ardhur Edvini që vjedh toka publike për qoka, vjedh paratë publike me tendera fiktivë, lëviz drogën në Shqipëri dhe në botë, korrupton McGonigal dhe shkel 2 herë ligjet federale, por prapë krimi i organizuar i Soros e shpall burrë të mirë dhe e lejon të vjedhë zgjedhjet, paratë, tokat dhe të bëjë drogën, mjafton që të jetë “the Soros son of the bitch”.
Diktatura nuk është vetëm komuniste, pra ajo që nuk të le të flasësh kundra apo të kufizon lëvizjen e lirë, diktatura është ajo që vjedh dhe shpronon vullnetin e zgjedhësve. 1 në 4 persona pranuan haptazi se kanë ndryshuar votën nën presion zgjedhjet e fundit!
Pra, pushteti korruptiv dhe arbitrar ndryshoi vullnetin e 24% të popullsisë!
Sa % duhet t’a ndryshojë vullnetin që të quhet autokraci? Se edhe në komunizëm nuk ishte 100% ndryshimi i vullnetit pasi rreth 40% ishin shumë mirë me diktaturën.
Bijtë e banditëve komuniste sot burgosin kundërshtarët pasi që Soros kapi dhe vendosi gjyqësorin nën urdhrat e Edi Ramës. Militantët e Taulant Ballës, Ulsi Manjës, Fatmir Xhafës dhe Bushkës janë emëruar si hetues në BKH si Besmir Karaxha, Andi Zyba, etj.
5 prokurorë nga qarku më i kriminalizuar promovoi si prokurorë në SPAK Taulant Balla kur ishte drejtues politik i PS në Elbasan. Prokurori Alfred Shehu që gënjeu publikisht për ngjarjen e Elbasanit në vend të disiplinohet promovohen në SPAK. Ndaj Taulant Balla nuk preket edhe kur del në përgjime të trafikut të drogës me SKY/ECC, në porositje vrasjesh, apo në pengim të drejtësisë dhe lirim të banditëve që vendosin tritol.
Të njëjtit hetues të diktaturës janë sot prokurorë të Ramës. Taulant Balla bëri kallëzim të rremë, por në burg është Salianji që nuk bëri fare kallëzim.
Edi Rama u vërtetua me vendim gjykate të formës së prerë që ka shpërdoruar detyrën dhe shkakoi mbi 340,000 euro dëm financave publike, por në arrest vendosen Berishën e Malltezin pa lidhje me asgjë publike, por “për cenim të moralit komunist”.
Edi Rama urdhëroi publikisht SPAK për ndjekje penale ndaj Sali Berishës si në kongresin e PS me 9 prill 2022, edhe në Asamblenë e PS me 7 maj 2022, dhe prokurorët politikë brenda 3 javësh nisën hetime 30 vjeçare dhe në 3 brezni deri tek mbesat e palindura të Sali Berishës.
Sot të njëjtit prokurorë nuk pranojnë të fusin në dosje urdhrat publike të Edi Ramës e shpallin bamirësinë për korrupsion.
Në komunizëm gjyqtarët survejoheshin nga Sigurimi i Shtetit, sot survejohen nga hetues dhe prokurorë të caktuar nga Rama, Taulanti, Ulsiu dhe Fatmir Xhafa. Kjo hedh në erë pavarësinë e gjykatave, por në diktatura drejtësia është një iluzion.
Ç’të bëjmë? Kthim tek vlerat e lirisë. Bashkim me çdo opozitar kundër satrapit, të dëgjojmë njeri-tjetrin e sidomos studentët liberatorë, të flasim troç e me transparencë, të shkojmë me program në dorë në çdo familje me pyetje të thjeshta: “A të rrisim rrogat dhe pensionet apo të paguajmë për inceneratorë inekzistentë, anije që vjedhin 80 milionë euro e nuk prodhojnë gjë?”
Fight! Fight! Fight! Gëzuar në mot-mote përvjetorin e PD! r.p

Previous Post

Rama faqe diplomatëve: Nuk kam ndërmend të pres opozitën të vijë në komisionin e reformave

Next Post

Berisha: Rikthimi i PD-së në pushtet herën e tretë do jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve

droni

droni

Next Post
Berisha: Rikthimi i PD-së në pushtet herën e tretë do jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve

Berisha: Rikthimi i PD-së në pushtet herën e tretë do jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.