Pamje nga protesta
U zhvillua sot protesta e Partisë së Lirisë para Prokurorisë së Posaçme, drejtuar nga sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe nënkryetarja e PL, Erisa Xhixho.
Protestuesit mbajnë pankarta dhe një banderolë ku shkruhet “Jo drejtësi me regji”. Ndërkohë një rresht policësh ishin vendosur në oborrin e SPAK për sigurinë e institucionit gjatë protestës. a.b













