Ish-kreu i OSHEE, Adrian Çela thirret sërish në SPAK, kësaj here me dyshimet për vënien në dispozicion të organizatës kriminale.
Çela do të pyetet në kuadër të hetimit të SPAK për ish-deputetin e PS-së Jurgis Cyrbja i cili u zhvendos në listën e deputetëve nga vendi i 5 në vendin e 3 pas kërkesës së një bande në Durrës.
Ai do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje u pyet edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Por lista e deputetëve nuk ëshzë kompetencë e degës lokale dhe as drejtuesit politik. Ajo është kompetencë e kryetarit të partisë.
Ish deputeti Jurgis Çyrbja është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje sekreti. a.b











