Strukturat e policisë në Tiranë bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e dy personave, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.
“Si rezultat i kontrolleve shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasit në kërkim Doris Telhellari 37 vjeç, dhe Donald Telhellari, 37 vjeç, të banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar secilin, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, njoftoi policia e Tiranës. a.b











