Michel Barnier
Qeveria franceze e drejtuar nga Michel Barnier është rrëzuar mbrëmjen e sotme, pas një mocioni votëbesimi në Parlament nga partitë e ekstremeve në të majtë e në të djathtë.
331 deputetë francezë votuan në favor të mocionit të paraqitur nga aleanca e majtë NFP për rrëzimin e qeverisë, ndërkohë që vetëm 288 ishin të nevojshme për ta kaluar mocionin.
Kjo është qeveria e parë që u rrëzua në një mënyrë të tillë që nga viti 1962 dhe qeveria më jetëshkurtër e Republikës së Pestë të Francës.
Barnier, një konservator i njohur në Francë e mbajti postin e kryeministrit afro tre muaj.
Franca mund të hyjë në një paqartësi politike pasi nis vitin 2025 pa qeveri apo buxhet. a.b












