Një person humbi jetën dhe një tjetër u dëmtua rëndë gjatë natës në Tiranë.
“Rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.
Rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. Birko, 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Tiranës.
Birko ka qenë edhe balerin në TOB.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të rasteve. r.k












