Makina me të cilën lëvizi Julian Gjoshi pas vrasjes së Alfred Dedja në Ndroq është gjetur disa kilometra larg vendit të ngjarjes.
“Është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm.
Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës”, njoftoi sot Policia e Shtetit.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj. a b











