Foto ilustruese
Dy makina u përplasën sot në Lezhë ndërsa nga përplasja njëra prej tyre mori flakë.
“Rreth orës 09:20, tek kryqëzimi i Rrilës janë përplasur automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. T.
Si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin P. Q., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.
Nga përplasja dhe përfshirja në flakë e njërit prej automjeteve ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e Lezhës. a.b











