Njënpereon u qëllua me armë zjarri në Ndroq, Tiranë këtë pasdite.
Nga informacionet paraprake dyshohet për 1 të vrarë.
Dyshohet se viktimë ka mbetur shtetasi Alfred Dedja.
Vrasja ka ndodhur në afërsi të lokal Kështjellës në zonën e Ndroqit.
Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e vrasjes. a.b
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.











