Një ruse 26 vjeçe u gjet pa jetë sot në Durrës, dyshohet e vetvarur. Ajo ndodhej në një banesë me qera ditore, pronë e një qytetareje nga Çekia.
“Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe”, njoftoi policia e Durrësit.
26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











