Një punëtor humbi jetën sot në një fabrikë në Durrës pasi u godit nga një makineri.
“Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi Dritan Nasufi, 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











