Momenti i arrestimit
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan.
Strukturat policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit Flordian Mulaj, 33 vjeç, banues në Bajram Curri.
“33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.
Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin Ardian Dauti, 39 vjeç”, njoftoi policia e Tropojës.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. a.b











