Foto ilustruese
“Protesta e radhës do jetë bllokim total i Tiranës, i rrugëve dhe trafikut”, tha kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka këtë pasdite duke zbuluar edhe taktikën që do përdorë opozita në protestën e 26 nëntorit.
Paloka ka folur në në lidhje me protestën në emisionin ‘Kjo javë’ në news 24.
Ai tha se se demokratët nën drejtimin e Berishës do të mundin socialistët në zgjedhje. “Sot po del skema, ata që e shpallën non grata dhe këta që e mbajnë në arrest janë të njëjtët”, tha Paloka.











