Një person mbeti pa jetë këtë pasdite në Bulqizë pasi u përfshi në një aksident të rëndë.
“Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Ura e Çerenecit – Ostren, shtetasi K.B., rreth 63 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë 63-vjecari, ka humbur jetën”, njoftoi policia e Bulqizës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. m.k












