Kanë dalë pamjet e vrasjes së Klaudio Prendi, djali i një ish gjyqtari në Tiranë.
Ai u vra me silenciator, ndërsa u qëllua me 5 plumba ndërsa dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.
Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro dhe ditët e fundit ishte konfliktuar me grushte me persona të tjerë.
Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi, në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo derisa të përfundonte në atentat.
Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze. a.b










