Arrestohet një ish drejtues i Kadasteës në Durrës pas vendimot të gjykatës në këtë qytet. Ai është Ardian Kona, 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), dhe akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht: Bled Zerba 42 vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishi, 34 vjeç, banues në Durrës.
Të dy akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Po ashtu është në kërkim dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. a.b











