Grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi ndërsa ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
Reçi humbi jerën pas plagës së rëndë në spital në Tiranë disa orë pas atentatit ndaj tij në rrugën e Elbasanit.
Në pamje e sejuestruara nga policia dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe pasi plumbi e kap në kokë.
Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë. Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH. a.b











