Pamje nga vendngjarja
Personi i qëlluar këtë mbrëmje është Eduart Reçi, 52 vjeç, sipërmarrës në ndërtim. Ai u qëllua në kokë dhe plumbi e ka përshkuar tejpërtej.
“Rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia e Tiranës.
Pamje nga vendngjarja
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.












