Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve në Policinë e Shtetit publikoi sot çlistën dhe pikëzimin e kandidatëve për drejtor të Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit. Komisioni pasi ka dëgjuar platformat e secilit prej tyre, siç thuhet në një njoftim në rrjete sociale të Policisë së Shtetit.

I pari është renditur Vilson Bala më 91 pikë dhe i fundit është renditur në vendin e 38-të Izet Hysa.
Mes 38 kandidatëve për 12 drejtoritë vendore të policisë do të përzgjidhen drejtorët mes 15 emrave të parë, pasi në rregulloren e policisë, thuhet se në garë janë të gjithë ata, të cilët marrin më shumë se 70 pikë.
Uniformat blu bëjnë me dije se 3 kandidatët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës. a.b











