Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në bazë të Statutit të partisë vendosi drejtuesit politikë për Diasporën, Qarkun e Elbasanit dhe Tiranes (degët Kavajë e Rrogozhinë).
Drejtimin u eshte besuar Ish-Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, deputetit Tomorr Alizoti dhe Kryetarit të Bashkisë Kavajë Fisnik Qosja.
Ky vendim bazohet në Statutin e Partisë Neni 46, pika 2 për intensifikimin e aksionit politik dhe përgatitjen e strukturave për garën elektorale të vitit 2025.
Vendimi i Berishës erdhi pasi kordinatori i Elbasanit Ervin Salianji u burgos ndërkohë që nuk ishte caktuar kordinatori për diasporën. a.b












