Një 18 vjeçare dyshohet se u plagos mr pistoletë këtë pasdite në Fier.
“Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit”, njoftoi policia e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit. a.b












