Aksi Shkodër Hani i Hotit, një aks i tmerrshëm rrugor ku rrugaçët e pijanecët i bëjnë gjëmën pjesës tjetër të përdoruesve të kësaj rruge.
Sot një 21 vjeçar goditi me makinë një motor me dy 14 vjeçarë duke i lënë të plagosur ata.
“Në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit” automjeti me drejtues shtetasin A. P., 21 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 14-vjeçar.
Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. a.b











