Lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë mbrëmje në Fier. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës Rihter ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Çifçi të Fierit, në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.
Nuk raportohet për dëme ndërkohë lëkundjet mund të mos kenë sizmika tipike tërmetesh por të shkaktuara nga derdhja e ujërave industriale të ndara nga nafta, teknikë e përdorur nga Bankers që ka shkaktuar edhe më herët shpërthime në këtë zonë. m.k












