Pas seancës gjyqësore ndaj Lefter Kokës, kreu i PD, sali Berisha i bën thirrje Lefter Kokës të ngrihej në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasë në fytyrë hajdutëve që e keqpërdorën.
“Ne politikanët u detyrohemi me çdo gjë qytetarëve që kanë vendosur besimin tek ne.
Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës: Lefter, katër vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë.
Koha të dha të drejtë. Për mercenarët e Skapit çdo gjë që t’u thoshe, do varrosje më thellë akuzat tua.
Kurse tani të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan.
E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas”, deklaroi Berisha. r.p












