I mori 3000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari me inicialet L.A.
Sekuestrohen shuma 3000 euro, një automjet dhe një celular.
“Ai është kallëzuar nga një shtetase 25 vjeçe se në muajin shtator, 34-vjeçari i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”. a.b












