Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është thirrur në SPAK për t’u njohur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat ndaj tij.
Plarent Ndreca është nën hetim sipas burimeve jozyrtare, në procedimin penal nr. 240/2021, bazuar në një Referim (kallëzim/informacion) të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim, me abuzim miliona euro për rikonstruksionin e disa godinave të Komisariateve (Komisariatet nr.4 Tiranë, Vlorë, Mirditë dhe Pogradec). a.b














