Policia ka shpërndarë pamjet e arrestimit të deputetit socialist dy ditë më vonë në përpjekje të neutralizojnë sadopak pamjet e rënda dhe dhunën e policisë gjatë arrestimit të Ilir Metës.
Në pamje duket kur Çyrbja hyn në ambientet e policisë së Durrësit me duar të përdredhura dhe dy policë që e mbajnë nga krahët. Por pavarësisht pozicionit të panevojshëm të policisë, arrestimi është i qetë dhe pa dhunë policore. a.b











