Dy masa të tjera sigurie janë marrë sot në vijim të arrestimit të kreut të PL, Ilir Meta.
Ata janë Pirro Xhxho si dhe Ema Çoku.
Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj sapo ka takuar në drejtorinë e policisë, Ilir Metën të arrestuar.
Ai tha se Meta është arrestuar për diçka që ai nuk ka lidhje. “Nuk e kam lexuar ende vendimin e gjykatësit për arrestim. Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve penale dhe një tjetër. Mënyra se si është arrestuar është banditeske”, tha Gjokutaj.
Ka një bashkim çështjesh mes të cilave edhe Cez Dia, thonë burime ende jozyrtare. a.b












