Dy punonjës të bashkisë së Dibrës u konfliktuan këtë pasdite dhe pastaj u rrahën me një qytetar.
”Rreth orës 16.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., dhe E.M.(punonjës të bashkisë Dibër)”, thuhet në njoftimin e policisë së Dibrës.
Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. m.k











