SPAK deklaroi sot se mesazhet drejtuar n/kryetarit të PD, Gazment Bardhi janë të pavërteta dhe të falsifikuara sikur janë bërë para pak vitesh përmes Sky Encrochat.
Bardhi mori para pak ditësh një meaazh shantazhi të cilin e denoncoi menjëherë në SPAK.
“Në përgjigje të interesimit të shtuar të mediave informojmë publikun se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal.
Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.
Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve”, thuhet në një njoftim të SPAK. a.b











