Një taksist u grabit këtë pasdite ndërsa shërbente në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
“Në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. a.b












