Kryeministri Edi Rama po kryen një ndërhyrje kirurgjikale sot në spitalin Nenë Tereza në Tiranë. Operacioni është i nivelit të laparoskopisë ndërsa ndërhyrja vetë është e ndërlikuar.
“Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale0, njofton zyra e shtypit të qeverisë.
Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT. a.b











