Reporteri i njohur i gazetës më të madhe gjermane, BILD, Peter Tiede ka publikuar një denoncim tronditës, raporton syri.net
Tiede ka publikuar një postim në rrjete sociale ku thotë se Edi Rama u ka marrë telefonat gazetarëve të një ekipi televiziv gjerman.
“Sipas raportimeve, Edi Rama së fundmi kërkoi nga një ekip televiziv gjerman që t’i hiqte celularët e tij përpara një interviste. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me celularët gjatë intervistës. Ajo që bie në sy: më pas njerëz të afërt të Ramës njihnin kontaktet e skuadrës,”shkruan Tiede, raporton syri.net. a.b












