Opozita i vë flakën karrikeve në Parlament pasi i transportoi ato nga salla plenare në oborrin e Parlamentit.

Mes flakëve në oborrin e Parlamentit kreu i grupit parlamentar të PD, tha se karriget nuk i kanë për vete por për qytetarët. Edi Rama i ka vënë flakën Shqipërisë, tha ai. Ka 9 muaj në arrest politik Sali Berisha dhe prej 3 ditësh Ervin Salianji është në burg.

Pak më herët deputetët e PD u grumbulluan tek foltorja duke penguar zhvillimin e punimeve.
Parlamenti ka ndërprerë punimet për pak minuta. a.b











