Kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Kosovë, 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
U vunë në pranga: A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal. a.b












