Ministria e Brendshme ka publikuar emrat e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në listë janë 15 emra ndërsa gara është mbyllir një ditë më parë.
“Në vijim të thirrjes për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aplikimet e përcjella për këtë shpallje, sipas rendit alfabetik janë:
- Adriatik Tafçiu
- Altin Mena
- Ardian Çipa
- Gentjan Shehaj
- Hajrulla Xhivini
- Ibrahim Disha
- Idajet Faskaj
- Ilir Proda
- Lutfi Minxhozi
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Seferi
- Rebani Jaupi
- Sami Rasha
- Shemsi Prençi
- Skënder Hita”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. a.b












