Është bërë i mundur identifikimi i gruas që tentoi të rrëmbejë një fëmijë 2-vjeçar në një supermarket në Tiranë. Bëhet fjalë për një grua rreth të 50-ave dhe që dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, raportoi tv Klan.
”Pasditen e sotme është bërë identifikimi i gruas. Policia nuk e bën të ditur emrin e saj pasi nuk është shoqëruar. Është një grua e cila është rreth të 50-ave, dyshohet me probleme pasi nga vetë komunikimet që ka mbajtur me stafin, nga ato që ata kanë deklaruar se kanë komunikuar me zonjën u ka dhënë përshtypjen se është me probleme mendore”, tha gazetari Besar Bajraktaraj gjatë intervistës me Blendi Fevziun.
Duke komentuar videon, Bajraktaraj sqaroi se në videon e publikuar, gruaja tjetër që është e veshur me të zeza është mamaja e vajzës së vogël.
Në fillim nuk është bërë denoncim nga ajo. Ka qenë babai i vajzës që më vonë e ka kallëzuar rastin në polici.
“Nëna ka deklaruar që ajo është shfaqur me fjalë përkëdhelëse dhe është larguar menjëherë duke i marrë fëmijën dhe më pas është kthyer. Ajo ka deklaruar se dukej si një person që kishte probleme”,tha Bajraktaraj. m.k











