Gjykata e Posaçme la në burg ish-drejtorin e policisë së Lezhës, Henerigert Mitri.
Mitri u paraqit sot në gjykatë për masën e sigurisë ndërsa nuk ka dhënë deklarime.
Ish drejtori akuzohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të policisë së qarkut Lezhë së bashku me oficerin Klodian Shahini, gjithashtu i akuzuar nga SPAK, ushtronin aktivitetin e kultivimit të kanabisit dhe të lojërave të fatit në qarkun e Lezhës.
Pas më shumë se 5 muajsh në kërkim, më 11 shtator, Mitri u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës. a.b












